Dikush lutet që mos të bie shi në Ferizaj gjatë shtatorit!

Hendboll

Dikush lutet që mos të bie shi në Ferizaj gjatë shtatorit!

Nga: Kemajl Goca Më: 31 gusht 2022 Në ora: 17:05
Palestra e sportit në Ferizaj

Shiu që po bie këto ditë po i nervozon edhe zyrtarët e klubeve të ndryshme të sporteve me dorë në Ferizaj!

Të nervozuar edhe zyrtarët e klubit të hendbollit Kastrioti të Ferizajt (meshkuj e femra).

Shiu që po bie po pikon nga çatia dhe parketi në shumë vende po mbulohet me uji! 

Image

Dy kovë dhe disa mbuloja për të shmangur ujin, por as kjo nuk po iu ndihmon dhe hendbollistët as që guxojnë të vrapojnë brenda aty, se mund të rrëzohen dhe të lëndohen rëndë. 

Njëri nga zyrtarët e klubit të Kastriotit, lutet që mos të bie shi në muajin shtator dhe të paktën të përgatiten si duhet dhe dhe e do rendi.

Në fotografi shihen edhe dy zyrtarë të Kastriotit, Njazi Behluli dhe Bardhyl Ramandani, si njëri dhe si tjetri nuk flasin, kanë zgjedhur heshtjen. 

Image

Shikojnë tavanin e palestrës dhe habiten se si pikon çatia. 

Shikojn edhe tribunën pas portës së portierit, pa dritare, kur fryen era, shkakton telashe për sportistët.

Bardhyli i skuqur nga kjo gjendje që shihte, nuk donte prapë të fliste duke thënë se do të rregullohen gjërat. Nuk e thotë asnjë fjalë të keqe për askënd, duke besuar në mrekulli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat