Kastrioti i Ferizajt është finalist i parë i Kupës së Kosovës në hendboll.
Ferizajasit shënuan fitore me rezultat 40:32 (22:15) ndaj Trepçës së Mitrovicës, në gjysmëfinalen që është zhvilluar në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.
Trepça, fitues i Kupës për edicionin e kaluar, pësoi fiasko nga rivali i vjetër dhe eliminohen.
Pjesa e parë përmbyllet me 7 gola epërsi (22:15) në të mirë të ferizajasve.
Në minutën e 50-të, Kastrioti e kishte fitoren në xhep, ku e kishte epërsinë me tetë gola (33:25).
Gjithçka ishte e qartë në minutën e 55-të, ferizajasit thelluan epërsinë në 10 gola (38:28) dhe e fituan sfidën me rezultat 40:32.
Kastrioti ka treguar lojë të mirë edhe në pjesën e dytë dhe me meritë janë në finalen e madhe, ku e presin fituesin e sfidës Rahoveci - Besa Famgas.
Kastrioti me kryetar Fisnik Jashari kanë realizuar objektivin, duke arritur në finale.