Hendbollistet e SHML “Kuvendi I Arbërit” nga Ferizaj, janë kampione në garat Republikane - Gjimnaziada Prishtina 2024 në hendboll.
Vashat nga Ferizaj shfaqën lojëra më të mira dhe me meritë janë kampione republikane.
“Jam krenare me këto vasha, për lojërat që treguan dhe suksesin, trofeun që ia sollën komunës tonë”, tha profesoresha Jasemine Ahmeti.
“U zhvilluan finalet e garave republikane në hendboll.
Fitues te vajzat: SHML “Kuvendi i Arbërit” - Ferizaj, te djemtë SHML “Vëllezërit Frashëri” – Deçan”, - njofton Federata e Sportit Shkollor të Kosovës.
'Gjimnaziada" Prishtina 2024 organizohet nga Federata e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.