Është bërë publike lista e Kombëtares U18 për Kampionatin Mesdhetar që mbahet në Ankara të Turqisë. Selektori i Kosovës, Bujar Qerimi, për Mesdhetarin e të rinjve ka ftuar 20 hendbollistë. Shumica kanë luajtur edhe më herët për Kombëtaren, por ka edhe emra të rinj.
Grumbullimi i Kombëtares U18 bëhet të mërkurën në Prishtinë. Deri më 5 maj stërvitjet do të vazhdojnë në Prishtinë, ndërsa më pas është udhëtimi për në kryeqendrën e Turqisë.
Ndeshjet e para të Kombëtares sonë janë më 6 maj.
Fillimisht Kosova U18 takohet me Malin e Zi e më pas me Irakun. Më 7 maj është ndeshja Turqi – Kosovë, ndërsa më 8 maj janë ndeshjet Rumani – Kosovë dhe Kroaci – Kosovë. Ndeshja Kosovë – Francë është më 9 maj. Më 10 maj djemtë tanë përballen me Tunizinë.
Lista e lojtarëve:
Eris Beqiri KH Trepça
Etnik Bajoku KH Llapi
Sami Krasniqi Tiszakétske VSE (HUN)
Isuf Kadrijaj KH Deçani
Perparim Kuçi KH Deçani/KH Istogu
Olt Kabashi KH Besa Famgas
Arbër Basholli KH Vushtrria
Amar Muqolli KH Besa Famgas
Olsi Mulaj KH Besa Famgas
Diolen Ajvaz iKH Kastrioti
Ilir Istrefaj KH Besa Famgas
Albios Beqiraj KH Istogu
Erion Bajrama jKH Prishtina
Bleron Imeraj Zamet
Eltjion Hoxha GER TG Landshut
Edonis Hajra KH Besa Famgas
Granit Kadiri KH Rahoveci
Arbian Thaqi HC Erlangen
Yll Palushi KH Kastrioti
Muhamed Halili KH Vushtrria