Fisnik Jashari shpërtheu në vaj, kjo është arsyeja

Hendboll

Fisnik Jashari shpërtheu në vaj, kjo është arsyeja

Nga: K.Goca Më: 1 maj 2024 Në ora: 13:17
Fisnik Jashari - djathtas e në vaj, në mes Bekim Çalaj dhe majtas Besnik Siçani

Shpërtheu në vaj!

Momente emocionuese! 

Kryetari i klubit të Kastriotit nga Ferizaj (meshkujt), Fisnik Jashari, nuk u përmbajt dot nga emocionet, shpërtheu në vaj nga triumf i ekipi të tij në Kupën e Kosovës.

Lotët e Jasharit rridhnin nga gëzimi i madh, Kastrioti gjunjëzoi me rezultat 34:32 Besa Famgas, në finalen që u zhvillua të dielën që e lamë pas. 

Jashari me kryesi investuan e sakrifikuan shumë dhe mundi e djersa iu shpagua me trofe. 

E morën klubin në gjendje katastrofale dhe duke u shuar por e këndellen brenda një kohe të shkurtër. 

E bëmë një ekip për lakmi dhe e kthyen shkëlqimin në tempullin e hendbollit. 

Jashari është rritur si hendbollist me ekipin e Kastriotit dhe vaj i tij ka qenë i pashmangshëm. 

Ai së bashku me Bekim Çalajn e Besnik Siçanin, me stafin e klubit, ndërtuan një ekip shembullore dhe e kthyen shikueshmërinë në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Këta janë djemtë e artë të qytetit të Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat