Fundjavë drithëruese, tetë skuadra kërkojnë Kupën e Kosovës

Hendboll

Fundjavë drithëruese, tetë skuadra kërkojnë Kupën e Kosovës

Më: 23 prill 2024 Në ora: 21:26
Trofeu i Kupës

Skuadrat më të mira të hendbollit në vend e kanë kthyer gjithë fokusin te turneu final i Kupës së Republikës së Kosovës.

Turneu final i Kupës, përkatësisht ndeshjet gjysmëfinale dhe finalet, është vendosur të luhen në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

E shtuna dhe e diela do të jenë të mbushura me ndeshje të forta e cilësore të hendbollit.

Tashmë është caktuar edhe orari i ndeshjeve.

Fillimisht të shtunën në program janë dy gjysmëfinalet te hendbollistet. Nga ora 14:00 takohen Vushtrria e Istogu. Istogu është fitues në fuqi i Kupës dhe llogaritet favorit.

Prej orës 16:00 është ndeshja Ferizaj – Samadrexha.

Të dy skuadrat kanë pretendime të mëdha dhe pritet ndeshje dramatike.

Më pas janë ndeshjet gjysmëfinale te hendbollistët.

Fillimisht prej orës 18:00 takohen Trepça e Kastrioti.

Trepça është fituese në fuqi e Kupës, por Kastrioti e synon finalen e madhe.

Pritet ndeshje po ashtu interesante.

Ndeshja kryesore e ditës zhvillohet prej orës 20:00.

Takohen Rahoveci e Besa Famgas. Këto dy skuadra kanë luajtur katër ndeshje shumë të forta në stinorin e rregullt. Të gjitha ndeshjet janë vendosur në aksionet e fundit.

Njëjtë pritet të jetë edhe të shtunën mbrëma në “Karagaçin” e Pejës. Shpresohet në numër të madh shikuesish që spektakli i Kupës të jetë i kompletuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat