Përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut për të reja, Darko Janev, ka shpallur listën e gjerë të hendbollisteve para Kampionatit Botëror.
Në listë janë 35 hendbolliste, ndër të cilat është edhe shqiptarja Hana Miftari. Hana është pjesë e klubit shqiptar Çairi.
Në Shkup nga data 14 deri më 16 qershor do të luhen dy ose tre ndeshje miqësore, që do të jetë një test i mirë për Maqedoninë.
Botërori do të mbahet në Shkup nga data 19 deri më 30 qershor, ndërsa Maqedonia është në grup me Islandën, SHBA-në dhe Angolën.