Hajdari vazhdon kontratën me skuadrën e Superligës daneze

Hendboll

Hajdari vazhdon kontratën me skuadrën e Superligës daneze

Më: 1 maj 2024 Në ora: 15:49
Marigona Hajdari

Marigona Hajdari do të vazhdojë të luaj në Superligën e Danimarkës, njërën prej ligave më cilësore në botë.

Njëra prej hendbollisteve më të rëndësishme të Kombëtares së Kosovës ka vazhduar kontratën me skuadrën Silkeborg-Voel.

Kësaj skuadre, Marigona iu bashkua verën e kaluar, ndërsa në edicionin e ardhshëm garues synon të stabilizohet plotësisht dhe të jetë prej bartëseve kryesore të lojës. Edhe këtë edicion, Marigona ka pasur shumë paraqitje të mira.

Drejtori i Silkeborgut, Jakob Andreasen është shprehur i entuziazmuar që Marigona Hajdari ka vazhduar kontratën. Ai është shprehur i bindur se Marigona mund të kontribuojë shumë për skuadrën.

Silkeborgu është skuadër e pjesës së epërme të tabelës në Danimarkë.

“Më duhet siguri dhe raport i mirë, kështu që më është dashur pak kohë që të përfshihem në ekip.

Mendoj se isha në gjendje të kontribuojë dhe besoj se mund të ofrojë edhe më shumë.

Kam pasur edicion fantastik me ekipin nacional të Kosovës dhe këtu te Silkeborg-Voel. Ekipi është shumë i ri, por jam e bindur se mund të shkojmë larg së bashku. Kështu që jam shumë e lumtur që kam vazhduar”, ka thënë Marigona Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat