Ramadani: Synimi ynë është i qartë

Hendboll

Ramadani: Synimi ynë është i qartë

Më: 25 prill 2024 Në ora: 22:11
Ramadani

Kastrioti paraqitet në turneun final të Kupës së Kosovës në hendboll me synime të mëdha.

Ferizajasit të shtunën prej orës 18:00 luajnë ndaj Trepçës në gjysmëfinale.

Kapiteni i Kastriotit, Rron Ramadani, thotë se është krenar që përfaqëson klubin dhe qytetin e Ferizajt.

“Turneu final i Kupës është moment emocionues për ne.

Synimi ynë është i qartë – të fitojmë këtë kupë dhe ta sjellim në shtëpinë tonë. Gjendja e ekipit është e shkëlqyer.

Puna e palodhshme dhe përkushtimi i çdo lojtari në stërvitje dhe ndeshje ka sjellë një atmosferë pozitive dhe një unitet të jashtëzakonshëm në grup. E dimë se për të realizuar synimet duhet të jemi të bashkuar dhe gati për çdo sfidë që na del para.

Do të luajmë me pasion, do të japim maksimumin dhe do të paraqitemi mirë. Jemi të përgatitur për sfidat që na presin në Final4 në Pejë dhe jemi të gatshëm të luftojmë për çdo top.

Besojmë në aftësitë tona dhe forcën tonë bashkëpunuese. Jemi të vendosur të fitojmë dhe të shkëlqejmë në këtë turne të rëndësishëm”, ka thënë Rron Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat