Disiplina rrëzon kërkesën e Dinamos, nuk fal Ilir Dajën

Futboll

Disiplina rrëzon kërkesën e Dinamos, nuk fal Ilir Dajën

Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 19:05
Trajneri Ilir Daja

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka rrëzuar kërkesën e Dinamo për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit prej 2 (dy) ndeshjesh, të vendosur ndaj trajnerit Ilir Daja.

Kështu, mbetet në fuqi dënimi prej 5 ndeshjes dhe Daja do i mungojë skuadrës dhe për dy ndeshjet e ardhshme.

Vendimi i plotë:

Rrëzimin e kërkesës së FC Dinamo City për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit prej 2 (dy) ndeshjesh, të vendosur ndaj z. Ilir Daja me Vendimin nr. 14, datë 30.10.2026.

Masa disiplinore e pezullimit për 5 (pesë) ndeshje mbetet në fuqi dhe do të ekzekutohet sipas përcaktimeve të vendimit përkatës.

Ky vendim është përfundimtar dhe i paapelueshëm, në përputhje me nenin 75/4 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat