Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Kronikë

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Më: 26 shtator 2026 Në ora: 18:20
Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Mramor, përgjatë magjistrales Prishtinë–Gjilan, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Sipas konfirmimit nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në aksident janë përfshirë gjithsej tri vetura.

“Rreth orës 16:00, në rrugën Prishtinë–Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor, ka ndodhur një aksident trafiku.

Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre persona”, deklaroi Ahmeti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat