Mbyllet java e katërt, gola dhe përballje të luftuara në të dy grupet

Futboll

Mbyllet java e katërt, gola dhe përballje të luftuara në të dy grupet

Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 15:28
Rezultatet

Është mbyllur java e katërt e kampionatit të futbollit amator, FSHF Sunday League 9×9, me ndeshjet e zhvilluara në Grupin A dhe B që kanë sjellë rezultate të thella, barazime dhe rivalitet mes skuadrave pjesëmarrëse.

Në Grupin A, java u karakterizua nga një numër i lartë golash, ku spikati fitorja 8-4 e ATS ndaj FC Tigres, ndërsa FC Domja regjistroi një triumf të thellë 7-1 ndaj M&D. Fitore arritën gjithashtu FC Krypton, Albamer, Coca Cola Tepelena dhe FC Anuar Construction, ndërsa përballja mes North Gate dhe Elso u mbyll pa gola.

Edhe në Grupin B, ndeshjet e javës së katërt sollën emocione dhe rezultate interesante. FB Passion shënoi një fitore të thellë 7-2 ndaj Sons 9×9, ndërsa FC Luminesen, Antigonean dhe Matrix FC siguruan tri pikët. Tre takime u mbyllën në barazim, mes Primo MFC dhe Vila-L MFC, Barrikada dhe Dymbëdhjeta, si dhe Three Lions 9×9 dhe FC Implant Swiss.

Rezultatet, java e katërt

Grupi A

E hënë, 23 nëntor

FC Tigres – ATS 4-8
M&D – FC Domja 1-7
FC Krypton – Jata Market 3-1
111 Complex – Albamer 2-4

E martë, 24 nëntor

FC Vibes – Coca Cola Tepelena 0-2
North Gate – Elso 0-0

E mërkurë, 25 nëntor

Dragons – FC Anuar Construction 2-5

Grupi B

E hënë, 23 nëntor

Primo MFC – Vila-L MFC 1-1

E martë, 24 nëntor

Barrikada – Dymbëdhjeta 3-3
K.F. Bulqiza 9×9 – Antigonean 0-2
Three Lions 9×9 – FC Implant Swiss 3-3

E mërkurë, 25 nëntor

Sons 9×9 – FB Passion 2-7
Matrix FC – IMMI 1-0
Legjendat TT – FC Luminesen 1-2

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat