Prishtina e Re e ka përmbyllur në mënyrën më të mirë javën e fundit në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
KF Prishtina e Re triumfoi me rezultat 1:0 ndaj Trepçës ’89, në stadiumin “Riza Lushta”.
Futbollisti Theophilus Solomon shënoi golin e fitores në minutën e 88-të, pas asistimit të Rion Rushitit.
Prishtina e Re renditet në pozitën e tretë me 36 pikë, dhjetë më shumë se Trepça ’89, e cila zë vendin e tetë.