Liria kampion vjeshtor, Munishi: Krenaria është e jona

Futboll

Liria kampion vjeshtor, Munishi: Krenaria është e jona

Nga: K.G. Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 16:36
Liria - kampione vjeshtore

Liria është shpallur kampione vjeshtore e Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Skuadra prizrenase, me renome në futbollin tonë, e përfundoi pjesën e parë të kampionatit në vendin e parë me 42 pikë, duke lënë pas Ferizajn, që renditet në vendin e dytë me 36 pikë.

Trajneri Ismet Munishi nuk e ka fshehur krenarinë për suksesin e arritur nga skuadra e tij dhe paraqitjet e futbollistëve gjatë këtij edicioni.

“Krenaria është e jona, por merita është e të gjithëve! 

Një sezon fantastik, i mbyllur në vendin e parë, me gjashtë pikë epërsi!

Futbollistët e mi treguan luftë, karakter, cilësi dhe mjeshtëri. Mbi të gjitha, i dhuruan emocione të jashtëzakonshme publikut prizrenas.

Urime dhe respekt për secilin lojtar. Krenar me ju dhe me atë që ndërtuam së bashku!

Mirënjohje e veçantë për Arpagjik’t, që nuk na lanë asnjëherë vetëm. Ju ishit lojtari ynë i dymbëdhjetë!

Faleminderit edhe qytetarëve të Prizrenit për përkrahjen e jashtëzakonshme. Kjo skuadër është pjesë e zemrës së këtij qyteti.

Por mos harroni, kjo është vetëm gjysma e rrugës.

Pranvera do të jetë edhe më e nxehtë!

Lufta vazhdon. Ambicia nuk ndalet. Krenaria bardhezi ecën përpara!

Forca Liria. 

Forca Prizreni”, ka shkruar Munishi në profilin e tij në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat