Ferizaj mposht Lirinë dhe i afrohet me pikë

Futboll

Ferizaj mposht Lirinë dhe i afrohet me pikë

Nga: K.Goca Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 15:08
Pamje nga ndeshja Ferizaj - Liria

Ferizaj ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Lirisë së Prizrenit, në derbin e javës së 18-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Ndeshja u zhvillua në Ferizaj, prapa palestrës së sportit “Bill Clinton”.

Takimi u ndërpre për 20 minuta në pjesën e dytë, për shkak të sjelljeve të pahijshme të tifozëve në tribuna.

Për Ferizajn shënuan Shala në minutën e 43-të, Skënderi në minutën e 71-të dhe Sadriu në minutën e 90+2-të, nga penalltia.

Golin e vetëm për Lirinë e shënoi Susuri (53').

Ndeshja u mbyll pas 18 minutave shtesë, ndërsa pati edhe tre kartonë të kuq. Një për Lirinë e dy për Ferizajn.

Liria kryeson tabelën me 42 pikë, ndërsa Ferizaj mbetet në vendin e dytë me 36 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat