Tirana – Skënderbeu do të jetë dueli që do të ngre siparin e javës së 13-të në “Abissnet Superiore”.
I përcaktuar fillimisht për t’u zhvilluar të shtunën e 28 nëntorit, FSHF mori vendimin për ta spostuar një ditë më para, shkak i protestës që do të mbahet në kryeqytet. Sfida do të luhet në “Selman Stërmasi”, ora 13:00.
Në radhët e korçarëve, foli Julian Ahmataj, i cili e vlerësoi peshën që ka kundërshtari, ndërsa verdiktet ia la fushës. Në fund, pati edhe një informacion mbi lojtarët që janë në pikëpyetje te bardhekuqtë.
“Tirana është gjithmonë një ndeshje shumë e vështirë sepse është klubi më i titullar në Shqipëri dhe shumë i madh. Ne do të shkojmë të japim maksimumin dhe rezultati i përket fushës.
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të luftojmë shumë. Kemi Probleme me Bismark dhe Dobiani mbeten për tu parë. Ne hyjmë për të dhënë dhe marr maksimumin”, tha Ahmataj.