Jurgen Klopp ka nisur një revolucion te Kombëtarja e Gjermanisë, duke marrë një vendim të pazakontë për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.
Trajneri gjerman ka grumbulluar plot 44 futbollistë, të ndarë në dy skuadra pothuajse krejtësisht të ndryshme për katër ndeshjet e radhës.
Ideja e Kloppit është që të testojë sa më shumë lojtarë dhe t’u japë mundësi edhe talenteve të rinj për të treguar veten në nivelin e kombëtares.
Për dy ndeshjet e para, kundër Holandës më 24 shtator dhe Greqisë më 27 shtator, Klopp ka përzgjedhur një kombinim të futbollistëve me përvojë dhe talenteve të rinj.
Në listë janë emra të njohur si Marc-André ter Stegen, Joshua Kimmich, Serge Gnabry dhe Kai Havertz, ndërsa Lennart Karl pritet të bëjë debutimin e tij zyrtar me fanellën e Gjermanisë. Në grup janë edhe Bambasé Conté dhe Hennes Behrens.
Por ndryshimi i madh vjen për dy ndeshjet pasuese. Përballë Serbisë më 1 tetor dhe Greqisë më 4 tetor, Klopp ka përgatitur një tjetër skuadër, me vetëm portierin Dammen që mbetet pjesë e të dyja listave.
Edhe në këtë grup, trajneri gjerman ka kombinuar përvojën me të rinjtë. Karim Adeyemi, Ëaldemar Anton dhe Maximilian Mittelstädt do të kenë rolin e lojtarëve me më shumë përvojë, ndërsa talente si Jeltsch, Bischof dhe Scherhant do të kërkojnë debutimin e tyre me Gjermaninë.
Klopp kështu po shfrytëzon Ligën e Kombeve për të zgjeruar ndjeshëm bazën e lojtarëve të kombëtares dhe për të parë nga afër sa më shumë alternativa.
Në vend të një formacioni të qëndrueshëm për katër ndeshjet, trajneri gjerman ka zgjedhur eksperimentin: 44 lojtarë, dy skuadra të ndryshme dhe një mundësi të madhe për talentet e rinj që të fitojnë vendin e tyre në Kombëtaren e Gjermanisë.