Kabashi e pranon për Prishtinën - Bota Sot
Kabashi e pranon për Prishtinën

Hendboll

E shtunë, 23 qershor 2018

Kabashi e pranon për Prishtinën

Nga: Kemajl Goca Më: 3 maj 2018 Në ora: 14:17
Taib Kabashi

Kryetrajneri i Trepçës ’89, Taib Kabashi, me qetësi e pret takimin me Prishtinën, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Prishtina është favoritë, këtë e pranon edhe ish kryetrajneri i kësaj skuadre, Kabashi.

“Mendoj se këtë sezon favoritë është Prishtina, ndërsa në sezonin e kaluar ishim shumë më të mirë se Prishtina te rezultati 6 ndeshje 6 fitore në favor tonë. Këtë sezon Prishtina udhëheq me dy fitore”, tha Kabashi. Ndeshja mes Prishtinës dhe Trepçës luhet nesër në orën 16.00 në palestrën e sportit ‘Karagaçi’ në Pejë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test