Kthehet Mirjeta Bytyqi, do të jetë e rëndësishme

Hendboll

Kthehet Mirjeta Bytyqi, do të jetë e rëndësishme

Më: 18 prill 2024 Në ora: 22:05
Mirjeta Bytyqi

Hendbollistja cilësore, Mirjeta Bytyqi, ka vazhduar karrierën.

Pas një pauze dhe një dënimi që i ka përfunduar, Bytyqi të enjten ka firmosur me skuadrën e njohur sllovene, Mlinotest Ajdovshçina. Te kjo skuadër kishte luajtur së fundi.

Mlinotesti është prej ekipeve më të mëdha në Slloveni. 26-vjeçarja do të fillojë me ndeshje prej edicionit të ardhshëm.

Jemi të lumtur që Mirjeta Bytyqi kthehet në radhët tona pas një mungese të gjatë”, ka shkruar klubi slloven.

Mirjeta Bytyqi do të jetë përforcim i madh edhe për Kombëtaren e Kosovës. Ajo ishte grumbulluar disa herë me Kombëtaren tonë, por nuk e kishte të drejtën e paraqitjes zyrtare për shkak që ishte më herët reprezentuese e Sllovenisë.

Bytyqi, që luan me dorën e majtë dhe shquhet për kontributin e madh si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, pritet të jetë në përbërje që në grumbullimin e ardhshëm të Kosovës. Me Mirjetën në përbërje, Kombëtarja jonë do të jetë edhe më e kompletuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat