Terziqi ia bën të qartë Trepçës: Tri herë u morën vesh për rroga dhe nuk dolën! Bojkot deri në shlyerjen e borxhit 

Hendboll

Terziqi ia bën të qartë Trepçës: Tri herë u morën vesh për rroga dhe nuk dolën! Bojkot deri në shlyerjen e borxhit 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 7 shkurt 2024 Në ora: 16:42
Behar Terziqi

Portieri i larguar nga Trepça e Mitrovicës, Behar Terziqi, thotë se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga e drejta e tij por kërkon rrogat borxh që ia ka klubi me renome i hendbollit.

Terziqi ia ka bërë të qartë Bujar Istrefit, presidentit të klubit, se do të jetë në bojkot deri në shlyerjen e borxhit e pasi t’i shlyhet borxhi do t’i kthehet klubit. 

Terziqi i ka reaguar sërish Bujar Istrefit kur thotë se janë ra dakord që në mars të shlyhen një pjesë e obligimeve.

“Po e përsëris edhe njeherë, ne jemi ra dakord tri herë kolektivisht (ekipi me kryetar) pas Superkupës së Kosovës me i marr rrogat (nuk ka ndodh) dhe para nisjes në Bosnje që kemi pasur lojë ndërkombëtare.

Mi marr rrogat (nuk ka ndodh) dhe deri ne fund të dhjetorit (përsëri nuk ka ndodh), pra pas këtyre dakordimeve nuk janë dalur fjalët, kështu dhe besoj se për këtë arsye janë larguar gjysma e ekipit nga KH Trepça”, tregon Terziqi.

Portieri ka treguar se çfarë është biseduar në mbledhjen e fundit të klubit: “Në mbledhjen e fundit 19.01.2024 ka qenë mbledhje se si janë kushtet dhe kush është dakord dhe unë nuk kam thënë që jam dakord me fillu e me prit në premtimin që në mars të marrim të gjitha pagat që janë mbledhur "jo pjesërisht tash që është diçka e re që kam dëgjuar në deklaratën e fundit të kryetarit të klubit”.

Në mbledhje kam thënë që mendoj për këtë sugjerim të kryetarit dhe nuk kemi vendosur kolektivisht sepse janë përgjigjur secili për vete. Unë pas një dite i kam thënë se unë i pres pagat borxh më së pari (bojkot deri në shlyerjen e borxhit) dhe pastaj të filloj mi mbrojt ngjyrat, por ata thanë jo nuk pranojmë (ku ne si lojtar kemi pritur tri herë për rrogat tona) dhe thanë që kemi bërë transfere "pa pare" dhe nuk na nevojitesh pas marsit (kjo është krejt në bisedë në viber).

Kështu ndodhi edhe largimi im në grupin e Klubit nga Kryesia dhe nuk besoj se i nevojitëm më siç ka thënë tani kryetari ne deklaratën e fundit”. 

Terziqi ka kërkuar që klubi le të dalin me një deklaratë publike.

“Le të dalin me një deklaratë publike dhe vërtetim që në mars do të kryhen të gjitha obligimet ‘dhe jo pjesërisht’ e pa kryera të lojtarëve që janë edhe që nuk janë më dhe unë ja filloj ushtrimeve qe nesër”, ka përfunduar Terziqi.

Bujar Istrefi sot ka deklaruar e askush nuk e ka larguar nga klubi.  

“Bashkërisht ramë dakord të gjithë, deri në mars mu krye obligimet, disa prej obligimeve.

Edhe jemi ra dakord të gjithë, njëri prej tyre edhe Behari, kurse të nesërmit Behari me ka thënë se nuk du me luajt deri në mars e kur vjen marsi mi jepni paratë dhe unë ja nisi luaj.

Ky është epilogu.

Edhe askush nuk e ka largu, vetëm është kah e bojkoton klubin. Kaq.

Unë kam mundur me larguar prej grupit të viberit, prej klubit nuk e largon askush.

Tash kur t’i bëjmë ne paratë, e analizojmë situatën a kemi nevojë a nuk kem. Ja japim paratë e veta. Kaq”, thotë Istrefi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat