Behar Terziqi i reagon Bujar Istrefit: Unë e kam kërkuar rrogën time por me larguan nga klubi

Hendboll

Behar Terziqi i reagon Bujar Istrefit: Unë e kam kërkuar rrogën time por me larguan nga klubi

Nga: K. Goca Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 21:52
Behar Terziqi

Presidenti i klubit të hendbollit Trepça nga Mitrovica, Bujar Istrefi, ka thënë sot për gazetën kombëtare “Bota sot”, se portieri Behar Terzqi është larguar vet nga klubi.

“Edhe Behari ishte në mbledhje dhe ishte dakord, të nesërmen papritmas me informoj që nuk mundem me vazhdu në këtë formë. 

Pra vet e kanë ndal veten, askush nuk e ka largu”, thotë Istrefi.

Behar Terziqi jep versionin e tij madje i ka të ruajtura edhe mesazhet e komunikimit me presidentin e klubit, të cilat janë të njohura për redaksinë tonë.

“Si sot me kujtohet para Superkupës së Kosovës, ka ardhur kryetari Bujar Istrefi dhe ka thënë që javën tjetër kanë me u procesu pagat (janë mbledhur 4-5 muaj borxh), që deri me sot nuk e ka marrë pagën asnjë nga ata që janë në klub edhe ata që janë largu nga klubi, që besoj është njëra ndër arsyet e largimit të tyre nga KH Trepça dhe në shkrime shihet qartë që unë e kam kërkuar rrogën time që jemi dakordu qysh në fillim të sezonit me dije që çdo muaj duhen të procesohen nga kryetari por përgjigja e tij ishte që në mars do të kemi te ardhura për me ju dhënë rrogat juve (borxhet).

Unë i kam thënë që në rregull në mars kur t’i marrim pagat (borxh) unë vij e i mbroj ngjyrat e klubit por si përgjigje me kanë larguar nga klubi.

Unë nuk kam dashur të largohem por ata me kanë larguar.

Po shpresoj që si fjalët e cekura nga Bujar Istrefi që do t’i marr pagat që mi ka borxh, t’i mi jap, por mbetet të shihet a do i rrijë prapa fjalëve të veta”, ka reaguar Terziqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat