Hashani në ndeshjen e 1/8 së finales në Kupën Evropiane

Hendboll

Hashani në ndeshjen e 1/8 së finales në Kupën Evropiane

Më: 15 janar 2024 Në ora: 21:43
Fahredin Hashani në mes

Anëtari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Fahredin Hashani, kishte angazhim në ndeshje evropiane në fundjavë.

Ai ishte delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës Evropiane për hendbolliste.

Në Ankara janë përballur dy skuadrat turke, Ankara Yenimahalle BSK dhe Armada Praxis Yalikavaspor.

Fitore shënoi skuadra mysafire nga Bodrumi me rezultat 27:23.

Është ky vetëm delegimi i radhës për Fahredin Hashanin. Ai delegohet shpesh për ndeshje të kupave evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat