Hasan Shalën e shqetësojnë humbjet e Istogut: Zgjoheni nga gjumi, mos të bëhemi gazi i botës

Hendboll

Hasan Shalën e shqetësojnë humbjet e Istogut: Zgjoheni nga gjumi, mos të bëhemi gazi i botës

Nga: K.G. Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 19:40
Hasan Shala

Istogu ka kaluar shumë keq në ndeshjen e rrethit të tretë të Kupës Evropian në hendboll (femrat), duke pësuar humbje në dy ndeshje, të parën me 43:18 dhe të dytën me 47:18 nga Iuventa Michalovce nga Sllovakia.

Veprimtari i hendbollit, Hasan Shala, burrë i matur e njohës i kësaj loje, po çuditet me këto rezultate.

“Ky është realiteti ynë i hidhur në hendbollin e Kosovës në të dy gjinitë dhe se pa punë në shkollat fillore me fëmijë dhe kuadër profesional nuk ka dhe nuk do ketë hendboll cilësor!

Baza e rekrutimit të ekipeve tona janë shkollat fillore dhe garat e tyre shkollore në mes nxënësve. Aty zbulohen talentët dhe rekrutohen nëpër ekipe!”, ka komentuar Shala.

Veprimtari i hendbollit tha se pak ka rëndësi se si fitohen trofetë por duhet të punohet me lojtare të reja, që të kemi një bazë më të mirë të këtij sporti me traditë. 

“Nuk është me rëndësi se si dhe me ke fitohet titulli apo titujt e kampionëve në nivel vendi ama duhet bërë pyetje sa ja vlejnë ato tituj kur me akumulimin e lojtarëve- eve të nivelit të papërfillshëm shuhen ata vendore nga se shumë pak kanë hapësirë ta tregojnë talentin e tyre në ekipet tona.

Është bindja e përgjithshme se pa punë sistematike e profesionale nuk do ketë rritje të cilësisë në hendbollin kosovarë!”, ka nënvizuar ai.

Shala është i zhgënjyer me rezultatet e kampiones së Kosovës, Istogu sepse ka mundur të del pak më mirë se si ka dalur në dy takimet me sllovaket. 

“Pasqyra e punës në ekipet pjesëmarrëse në garat ndërkombëtare reflektohet me rezultate zhgënjyese të mos them katastrofike në këtë rast tek hendbolli femërorë dhe mendoj se çdo koment është i tepërt andaj zgjohuni nga gjumi të gjithë ju që merremi me këtë sport, përvishuni punës nga themeli në mënyrë që ta kthejmë hendbollin e Kosovës në nivelet e mëparshme ku na kanë pas lakmi bukur shumë shtete apo të vazhdojmë, kështu në formë rekreacioni dhe të bëhemi gazi i botës!

Dikush kish pas thënë: punë punë natë e ditë që të shohim pakëz dritë”, ka komentuar Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat