Fillon gara në Ligën e Parë

Hendboll

Fillon gara në Ligën e Parë

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 23:29
Pamje nga një ndeshje

Në fundjavë fillon gara në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në të dy konkurrencat.

Te hendbollistët të shtunën janë dy ndeshje. Drita e Vjosa takohen prej orës 17:00, ndërsa Dukagjini e Lepenci prej orës 16:00.

Të dielën prej orës 16:00 është takimi Llapi – Prizreni.

Drenica, skuadra me traditë që u kthye në gara, të mërkurën takohet me Istogun nga ora 18:30. Ndërkohë Samadrexha e Ulpiana takohen më vonë.

Te hendbollistet në kuadër të xhiros së parë të shtunën janë dy ndeshje.

Prej orës 11:00, Prizreni e pret Dritën e Gjilanit.

Dukagjini e Trepça takohen nga ora 14:00.

Dy ndeshje janë të dielën. Besa, që debuton në gara, e pret Vjosën nga ora 18:00. Nga ora 13:00 të dielën është takimi Llapusha – KEK-u.

Ndeshja Verona – CLICK zhvillohet më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat