Istogu kërkon fitoren radhës në Kampionatin e Kosovës në hendboll.
Vashat e Istogut janë të përgatitur dhe besojnë në fitore të thellë.
Kryetrajneri Faruk Shala tha se Istogu ka përparësi cilësinë ndaj Shqiponjës.
“Istogu - Shqiponja zhvillohet nesër në Istog!
Istogu pas suksesit në Kupat Evropiane i kthehet garave në Superligen e Kosovës.
Istogaset nesër në Palestrën e qytetit në Istog e presin Shqiponjën nga Gjakova, kjo ndeshje ishte dashur të zhvillohet të shtunën por për shkak të ndeshjeve që Istogu zhvilloj në kupën europiane ishte shtyrë për ditën e enjte.
Ndeshja fillon nga ora 19.30 ndërsa kadetet ndeshjen e tyre e zhvillojnë nga ora 18.00”, njofton KHF Istogu.