Deniz Terziqi tregon për incidentin me Jupën dhe si u ndikua selektori Bujar Qerimi 

Hendboll

Deniz Terziqi tregon për incidentin me Jupën dhe si u ndikua selektori Bujar Qerimi 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 korrik 2023 Në ora: 20:28
Deniz Terziqi gjatë një ndeshje me kombëtare në vitin 2019

I ka më shumë se një vit e gjysmë që Deniz Terziqi nuk ftohet në kombëtaren e Kosovës! 

Arsyeja që u pat suspenduar nga kombëtarja, për shkak të padisiplinës, kështu ka qenë në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Terziqi aktualisht është prej hendbollistëve më të mirë në Kosovë, anëtar i nënkampionit të Kosovës, KH Trepça!

Cila është arsyeja kryesore që begu i majtë ka hasur në telashe në kombëtare dhe me urdhër të kujt është larguar?

Terziqi tregon edhe një detaj interesant, kur selektori Bujar Qerimi i ka thënë që ka harruar që të aktivizojë në lojë.

“Bota sot”: Ka kohë që nuk jeni ftuar në kombëtare, a e prisni një ftesë?

Deniz Terziqi: Besoj që nuk jam ardh në ndonjë pozitë që ftesa të jetë në dyshim a duhet të jem apo jo. 

Të gjithë e dijnë se kush jam në fushë dhe çfarë kontributi mundem më dhënë. Me këtë them se duhet të jetë ftesa e pranishme.

“Bota sot”: Tash e një kohë keni mbetur jashtë kombëtares, a mendoni se po iu bëhet një padrejtësi?

Deniz Terziqi: Me të vërtet nuk e di arsyen e saktë pse nuk po ftohem në përfaqësuese, por me fjalë siç kam dëgjuar është një konflikt i vogël mes meje e Kastriot Jupës që ka ndodhur në Greqi.

 Ai është ankuar që nuk bashkëpunohej shumë me të edhe pse ishte në atëkohë në një formë të mirë dhe ju drejtova që do të mundohem të bashkëpunoja maksimalisht me të gjatë ndeshjes me Greqinë. 

Pastaj në atë lojë nuk e kishte ditën dhe ishin do sharje që ia drejtova që nuk ishte gati për kapje te asistimeve të mia dhe kolektivi mu drejtuan mu se “Unë i kam sharë edhe ata”, por nuk ka qenë ashtu, po vetëm me Jupën ka qenë. 

“Bota sot”: Çfarë ngjau më pas? 

Deniz Terziqi: Pas lojës kolektivi iu kishin drejtuar selektorit ja largoje Terziqin ja po largohemi ne. Pas ndeshjes me Greqinë unë vetëm se isha në dhomën e tij për një bisedë pse nuk me ka ofruar minutazh në 2 ndeshjet kundër Greqisë, mu drejtua me fjalën: ‘Kam harru me të fut në lojë’! 

E kam pa që nuk është arsye prej një selektorit profesional. 

Pastaj iu drejtova që kur të mbërrijmë në Prishtinë unë do të shkoj në shtëpi dhe ashtu veprova, dhe ai ish dalur me deklaratë që me kishin suspenduar edhe pse jam larguar vet.

“Bota sot”: Nuk keni pas asnjë telashe me selektorin Bujar Qerimi?

Deniz Terziqi: Unë personalisht nuk kam asgjë të keqe me selektorin përkundrazi unë kam qenë i pari që ia kom uruar fitoren e parë që e kemi bërë nën drejtimin e tij kundër Rumanisë.

Po siç po shihet paska lojtar qe janë kundër meje që të jem i pranishëm në Përfaqësuese të Kosovës, që ia kanë kushtëzu selektorit që mos të jem pjesë Përfaqësueses?!

“Bota sot”: Për herë të parë po deklaroni, se selektori ka harruar që t’iu fut në lojë, po ju a ishit në bankë në ato momente?

Deniz Terziqi: Në bankë isha edhe i gatshëm për me dhënë kontribut po ja që kishte harruar në të dyja ndeshje ndaj Greqisë.

“Bota sot”: Në opinionin shpesh pyesin pse nuk ftohet Terziqi, ndër lojtarët më të mirë që ka aktualisht Kosova, a keni kontaktuar apo a keni kërkuar ndonjë arsye konkrete nga selektori Qerimi, përse nuk ju fton?

Deniz Terziqi: Unë do të jam i gatshëm ta dij arsyen e vërtet nga selektori dhe  jo të me drejtohet siç është drejtuar se kinse nga mos disiplina me bashkëlojtarët është suspenduar ku vetëm me Jupën ka ndodhur një incident i vogël.

“Bota sot”: Çfarë iu brengos më shumë tani për tani?

Deniz Terziqi: Me brengos jo serioziteti nga selektori apo edhe me lart, se në përfaqësuesen A nuk ju bëhet ftesa shumë e shumë lojtarëve në Kosovë dhe jashtë saj që e meritojnë të jenë aty në listën e gjerë dhe jo të përfundojnë lojtar të kategorisë U18 në Përfaqësuesen A pa u kalitur a po vetëm ta mbushin numrin e lojtarëve e tani te vendoset ekipi më i mirë i mundshëm në ndeshjen që vjen.

Po mendoj që ka ende lojtar të mirë që kanë energji dhe mund të kontribojnë në përfaqësuese por ja që po ndodh e kundërta. Nuk kanë mbetur vetëm këta lojtarë por ka edhe të tjerë që duhet t’i jepet rasti dhe jo të lihen anash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat