Shala: Shpresoj që nesër të kemi një ditë të mirë 

Hendboll

Shala: Shpresoj që nesër të kemi një ditë të mirë 

Nga: K. Goca Më: 23 maj 2023 Në ora: 23:16
Faruk Shala

Istogu më i motivuar se kurrë, beson e shpreson se nesër mbrëma (19.00) do të festojnë titullin e kampionit në palestrën e sportit “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri.

Vashat e Istogut janë të përgatitura dhe kërkojnë titullin e tretë në histori të ekzistimit të këtij klubi.

Faruk Shala, kryetrajner i Istogut, tha se atmosfera është shumë e mirë dhe shpreson në një ditë të mirë. 

“Shpresoj që nesër të kemi një ditë të mirë, te zhvillojmë dhe të krijohet një atmosferë qysh i takon një ndeshje finale.

Kemi zhvilluar një kampionat të mirë, kjo është ndeshje finale ku dy skuadrat kanë synimet e veta.

Skuadra e Vushtrrisë me një vetëmohim të cilën e çmoj shumë kanë arritur në finale, andaj edhe nesër pres të jetë ashtu.

Po shpresoj shumë që ne do t’ia dalim që të fitojmë ndeshjen dhe të arrijmë që të mbrojmë titullin e kampionit, që do të ishte shumë sukses për neve”, thotë Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat