Kuvendi i FHK-së kundër zgjerimit të Superligës së Kosovës

Hendboll

Kuvendi i FHK-së kundër zgjerimit të Superligës së Kosovës

Nga: K. Goca Më: 5 maj 2023 Në ora: 20:37
Pamje nga një ndeshje

Kuvendi i FHK-së kundër zgjerimit të Superligës së Kosovës – femrat!

Një veprim shembullor i kuvendit kur kihet parasysh se mbi 75 për qind e klubeve ankohen se liga me 10 ekipe iu ka shkaktuar dëme të mëdha sepse kur ndeshen me ekipet e fundit, fitojnë me 40 e 50 diferencë.

Merret vesh se tani topi për zgjerim të Superligës, ka mbetur në duart e Bordit të FHK-së.

Nëse Bordi vendosin për zgjerim të ligës, të gjithë duhet të japin dorëheqje sepse po veprojnë kundër hendbollit dhe në dëm të klubeve.

Është koha që të kërkohet strategjia që të rritet niveli i kësaj loje, sport që ka traditë në Kosovë.

Është koha që të punohet më shumë më të reja e të rinjtë dhe të investohet në këtë sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat