Dedaj: Luajtëm mirë si ekip

Hendboll

Dedaj: Luajtëm mirë si ekip

Më: 27 prill 2023 Në ora: 23:46
Dedaj

Kapiteni Valon Dedaj ka vënë theksin te rastet e humbura në ndeshjen ndaj Malit të Zi.

Dedaj vlerëson se Kombëtarja po vazhdon të zhvillohet.

“Sot kemi luajtur mirë si ekip.

Kemi pasur shumë shanse, sidomos në pjesën e parë patëm raste të qindpërqindta.

Portieri Nebojsha Simiq luan në Bundesligë dhe ka pritje të shumta edhe atje.

Po të kishim fat do ta kishim rezultatin në anën tonë, madje me dy apo tri gola epërsi.

Kështu ndodh kur humb shanse.

Ne e dimë se mbrojtjen e kemi pasur gjithmonë të fortë. Harisi na ka shpëtuar sepse në pjesën e parë do të mund të ishim me dhjetë gola disavantazh.

Kundër Sllovenisë mund të luajmë me sistem 7 kundër 6, ndoshta do të mund të ishim edhe më efikas. Besoj që edhe një vit e gjysmë apo dy do të mund të kualifikohemi në Evropian apo Botëror.

Në fillim kemi humbur ndeshje me diferencë të madhe të golave, ndërsa tani po humbi me dy apo tri gola”, ka theksuar kapiteni Dedaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat