Humbje e thellë e Shqiponjës

Hendboll

Humbje e thellë e Shqiponjës

Më: 16 prill 2023 Në ora: 23:11
Pamje nga një ndeshje

Hendbollistet e Vushtrrisë e kanë fituar bindshëm ndeshjen e xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës.

Të dielën në Gjakovë, Vushtrria fitoi ndaj Shqiponjës me rezultat 37:23. Ishte kjo ndeshja e fundit e javës së 16-të.

Që në pjesën e parë mysafiret u shkëputën, ndërsa fitorja e tyre në pjesën e dytë nuk u rrezikua asnjëherë.
Burneta Rama i shënoi nëntë gola për Vushtrrinë.

Tetë i kishte Agnesa Hysa, ndërsa shtatë i realizoi Florentina Preniqi. Diellza Nuza i shënoi nëntë gola për Shqiponjën, kurse Aurora Lokaj i shtoi katër.

Vushtrria i ka 25 pikë, aq sa edhe Ferizaj.

Shqiponja mbetet me 13 pikë në pozitën e gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat