Mali i Zi fton shqiptaren

Hendboll

Mali i Zi fton shqiptaren

Nga: K. Goca Më: 31 mars 2023 Në ora: 15:45
Dijana Ujkiq në veprim

Kombëtarja e Malit të Zi grumbullohet të hënën, për herë të dytë pasi fituan medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, që u mbajt në Slloveni, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi në nëntor të vitit të kaluar.

Ndryshe nga grumbullimi i shkurtit, këtë herë në kuadër të javës së EHF-së do të kenë ndeshje kontrolluese ndaj Norvegjisë, ndaj të cilës do të luajnë jashtë të enjten dhe të shtunën.

Selektorja Bojana Popoviq para ndeshjes kundër kampionëve të Evropës dhe botës u përball me probleme të shumta, pasi që për shkak të lëndimeve nuk do të llogarisë në portieret Marta Batinoviq dhe Anastasija Baboviq, si dhe lojtaret Milena Raiçeviq, Gjurgjina Jaukoviq, Ilda Kepiq, Natasha. Çoroviç dhe Dijana Mugosha, njofton mediumi malazez “CDM”. 

Është ftuar edhe shqiptarja Dijana Ujkiq për këto ndeshje. 

Do të jetë një mundësi e mirë për Popoviqin që të shoh formën aktuale të lojtareve dhe të vazhdojë stërvitjen e ekipit për Kampionatin Botëror, i cili do të mbahet nga 30 nëntori deri më 17 dhjetor në Suedi, Norvegji dhe Danimarkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat