Prishtina fiton, Kastrioti as në tokë dhe as në qiell!

Hendboll

Prishtina fiton, Kastrioti as në tokë dhe as në qiell!

Më: 25 mars 2023 Në ora: 22:57
Prishtina

Prishtina fiton, Kastrioti as në tokë dhe as në qiell!

Kastrioti ka zhgënjyer dhe është larg objektivave, larg premtimeve dhe gjithnjë e më shumë po dëshpërojnë tifozët e tyre.

Ky Kastroti ka humb rrugën tash e sa javë dhe kështu nuk i ka hije një qendre të hendbollit.

Prishtina është kthyer te fitorja në Superligë.

Pasi e mposhti Vushtrrinë në garën për Kupë, Prishtina të shtunën e mposhti Kastriotin në Ferizaj në kuadër të xhiros së 23-të të Superligës A. Prishtina fitoi me rezultat 40:33.

Skuadra mysafire ishte në epërsi nga fillimi, por vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan 27:27 në minutën e 45-të.

Por prapë Prishtina u shkëput dhe Kastrioti nuk kishte forcë për kthim tjetër.

Sergio Barreto i shënoi 8 gola për Prishtinën, ndërsa Enis Kuleta i realizoi gjashtë. Te Kastrioti, 11 gola i shënoi Hamdi Salihu, ndërsa shtatë i kishte Festim Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat