Aziz Makiqi sulmon ashpër Bujar Qerimin

Hendboll

Aziz Makiqi sulmon ashpër Bujar Qerimin

Nga: K.G.. Më: 10 mars 2023 Në ora: 14:59
Aziz Makiqi

Legjenda e hendbollit të Kosovës, Aziz Makiqi, nuk e ka përpi në asnjë rrethanë humbjen e kombëtares së Kosovës, me rezultat 25:22 nga Bosnja dhe Hercegovina, në kuadër të xhiros së tretë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.

Makiqi e ka dërguar një letër të hapur në email të redaksisë, duke sulmuar dikur bashkëlojtarin e gjeneratës së artë të viteve të 70-ta dhe të 80-ta, Bujar Qerimi, aktualisht selektor i kombëtares së Kosovës.

Makiqi nuk e ka kursyer as Taib Kabashin dhe as Agron Shabanin. 

“E analizova se çka po ndodhë dhe çka do të ndodh në hendbollin e Kosovës.

Për fat të keq për neve që jetojmë për hendboll, ia kam qëlluar deri me tash, a ka ndodhur edhe më zi, kjo që po ndodh sot është mbjellë para shumë vitesh. Ju drejtova edhe kryeministrit por po me duket se këta janë më të fortë se shteti ose janë në lojë se bashku, domethënë kot shkrova.

Por se shpejti do të del nga shtypi libri: ‘Si dhe kush e tradhtoi hendbollin e Kosovës’, ku do të janë me emër e mbiemër, kohën, vendin dhe dokumentin (foto, gazeta etj.).

Ajo që ndodhi para një viti kundër Malit të Zi, humbja në Prishtinë e cila na çonte në Kampionatin Evropian, askënd nuk e mërziti dhe pa asnjë fjalë të keqe për askënd, domethënë nuk ka lidhje, ne në FHK e vazhdojmë me të njëjtin sistem pa kurrfarë ndryshimi.

Për ata që jetojnë në sport, në klube, kjo ndeshje është dashtë me u fitu, me ndodhë edhe termeti sepse kjo shans nuk ka guxu me u humb.

Por çka me bë kur në FHK nuk ka njeri që në jetën e tij ka pas ndonjë sukses ne sport për atë edhe askujt nuk i ka dhimbtë, në shtete tjera së paku komplet stafi është dashtë të largohet, edhe dikush i bordit që është në kontakt me selektorin.

Nuk ndodhi asgjë as që dikush u kritiku e në fund të vitit Bordi tha: ‘Viti ka qenë i suksesshëm’.

Kjo është baras me tradhti. E njëjta ndodhi edhe parmbrëmë kundër Bosnjës, ku humbëm, e shih çudinë, selektori, bordi e dhanë të njëjtën deklaratë:

“Lojtarët kanë luftu si luanët, kemi pas disa gabime’ të cilat do t’i përmirësojmë në të ardhmen.

Deri kur më me këto rrena (i kam shkruar para 4 vitesh arsyetimet e juve idiotike).

Zemra me të dhimbtë kur e sheh se gjysma e lojtarëve nuk i din as gjysmën e germave të hendbollit e luajnë për Kombëtaren të cilët aspak nuk i fajësoj (edhe na kemi kalu atë fazë diku kah 17 apo 18 - vjeçare) se nuk kanë prej kujt me mësu kur në Kosovë doktora,  profesora e stratega, të cilët e kryejnë dy herë në vit nga dy ditë ligjërata të sllovenja dhe kroatja dhe e marrin licencën si trajner, a disa tjerë lavdërohen se kanë krye Akademi të hendbollit.

Merre me mend në sy dojshin me më mashtru se kishe janë shkolluar, vetëm një le të lajmërohet se ka qenë në shkollim veç 2 muaj të ndonjë trajner i njohur. Besomëni se nuk ka asnjë që ka krye diçka se shkollën fillore të hendbollit e për akademi po rrejnë a mos te flas që e kanë pas mentor ndonjë trajner të njohur.

Bujar Qerimi, mos me keqkupto por fol të saktën (e kam të xhiruar bisedën tonë kur të bëni Izeti hor), kur kërkove me u bë trajner i U19 e nuk të la, në bazë të bisedës tonë pas kësaj ngjarje t’i u bane i mençur dhe e bleve franshizën prej shokut Agron, qysh mu bë selektor.

Bravo edhe u bëree qysh ke thënë edhe vet kundër Rumanisë, i more 3 pika, ndërsa formacionin ta dha Taib Kabashi e atij ja ka shkruar dikush tjetër.

Me fal, para se me u bë selektor, sa ndeshje zyrtare i ke udhëheq diku, sa e di unë ‘0’ mund të ndodhë që gaboj por në hendboll kurrë.

Për djalin tënd lype klub të madh (Liga e Kampionëve) dhe trajner të njohur, jo të njohur veç më i miri në botë.

Çka njeriu të mendoj tjetër pos ju jetimët e kombëtares së Kosovës nuk meritoni më shumë, boll me keni mu.

A juve në FHK marri ju koftë kur lejoni çobanët në fushë dhe jashtë fushe me udhëheq hendbollin e Kosovës.

Zotëri kryeministër dhe ministri i sportit ende vlen ajo se nja 7 a 8 prej tyre e kanë vendin në burg se pos tjerash malversime ka edhe elemente tradhtie.

E lojtarëve, e vetmja zgjedhje për juve është me ja bë siç ja bënë rumunët kundër juve, bojkot.

Se së shpejti edhe gjenerata e juve shkon por vijnë do jetimë tjerë a Bordi, Bujarat, Agronat e Taipat, ata do të mbesin aty e t'i shesin mjegull popullit shqiptar”, shkruan në letrën e hapur Makiqi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat