Latifi: Ne dhamë maksimumin, por...

Hendboll

Latifi: Ne dhamë maksimumin, por...

Nga: K. G. Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 23:16
Latifi

Skuadra shqiptare, Çairi, humbi nga ajo izraelite Maccabi Arazim Ramat Gan, me rezultat 33:30 në ndeshjen e parë të xhiros së tretë të Kupës së Evropës në hendboll.

Trajneri i Çairit, Bastri Latifi, është shprehur i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, duke theksuar se do të përgatisin një taktikë të re për ndeshjen e kthimit.

“Ne dhamë maksimumin, por për ndeshjen e dytë do të provojmë diçka në lojë”, tha mes të tjera Latifi për “24 rakomet”

Ndeshja e kthimit mes Maccabi Arazimit dhe Çairit do të luhet të shtunën më 10 dhjetor në ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat