Në fundjavë kursi për administratorë sportivë

Hendboll

Në fundjavë kursi për administratorë sportivë

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 13:22
Në fundjavë kursi për administratorë sportivë

Në fundjavë, më 3 e 4 dhjetor, në Hotel Sirius në Prishtinë, Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës organizojnë kursin për administratorë sportivë. Kursi është i rëndësishëm edhe për konsolidimin e klubeve dhe për funksionimin e tyre.

Klubet duhet të kenë nga një përfaqësues, sekretar apo administrator, në trajnimin e rëndësishëm.

Pjesëmarrësit do të certifikohen nga Solidariteti Olimpik.

Tema e seminarit është “Plani Strategjik për Federatën e Hendbollit”. Do të ligjërohet për ambientin operues, qeverisjen e mirë, menaxhimin e informatave dhe teknologjinë informative, përgatitjen e planit strategjik e tema të tjera.

Stavri Bello, Ibër Alaj, Fitim Arifi e Bernard Tahirbegolli janë ligjërues.

Të kujtojmë që aktualisht po mbahet edhe shkollimi i trajnerëve kosovarë të hendbollit sipas RINCK Konventës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat