Klubeve të Kosovës iu mungon një profil i Bellma Bebës

Hendboll

Klubeve të Kosovës iu mungon një profil i Bellma Bebës

Nga: K. Goca Më: 16 tetor 2022 Në ora: 20:21
Bellma Beba

Ka rënie të cilësisë në hendbollin femëror në Kosovë. Treguesi më i mirë janë ndeshjet ndërkombëtare, Ferizaj u eliminua me rezultat të thellë, humbi dy ndeshjet (47:21, 38:11) nga PR Gminy Kobierzyce e Polonisë, ndërsa sot edhe Istogu zhgënjeu keq duke humb me 33:26 në duel me Çairin, në kuadër të Kupës së Evropës. 

Klubeve të Kosovës iu mungon një profil i Bellma Bebës. 

Një hendbolliste si Bellma Beba do t’ju kishte kryer shumë punë. 

Beba është nga Gostivari dhe lojtarja më e mirë që ka pas Kosova në 23 vitet e pasluftës. 

Një lojtare shqiptare e me zemër të madhe në fushë dhe vendimtare në ndeshjet e mëdha!

Një lojtare me përvojë të madhe, duke luajtur në garat evropiane me Kastriotin në Kupën e fituesve të Kupave në edicionin 2010-2011, pastaj në EHF Cup në edicionin 2013-2014.

Në Itali shkëlqeu me Jomi Salerno dhe luajti në EHF Cup në edicionin 2014-2015. Po ashtu me Shqiponjën e Gjakovës në Challenge Cup në edicionin 2015-2016 dhe e rrëzuan edhe Pelisterin e Manastirit. 

Në edicionin 2015-2016 luajtën në EHF Cip me Kastriotin e Ferizajt po ashtu edhe me Prishtinën në edicionin EHF Cup, 2016-2017.

Bellma shkëlqeu me Shqiponjën dhe eliminuan ekipin izraelit Maccabi Arazim Ramat gan, duke u kualifikuar në të 16-ën e finales së Challenge Cup.

Bellma është lojtarja më e trofeshme në Kosovë, e cila po luan në Bundesliga I në Gjermani. Një lojtare që sot i mungon çdo ekipit të Kosovës që garojnë në  Evropë.

Po ta kishte Istogu sot një Bellma Beba sigurisht se do të dilte më mirë në duel me Çairin. Asnjë klub i Kosovës nuk e ka një profil të Bellma Bebës, që menaxhon dhe e vendosë lojën.

Krejt në fund, Bellma tani po i përkushtohet stërvitjeve individuale që të kyqet se më shpejt në Wurth – Mittte, kur dihet se ka pas dy operime në dorën e djathtë.
Wurth – Mittte garon në Bundesliga III.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat