Ferizaj po e ndëshkon publikun e vet, i luan dy ndeshje në Poloni

Hendboll

Ferizaj po e ndëshkon publikun e vet, i luan dy ndeshje në Poloni

Nga: K. G. Më: 7 tetor 2022 Në ora: 13:14
Ferizaj po e ndëshkon publikun e vet, i luan dy ndeshje në Poloni

Është mëkat të dënohet publiku.

Edhe publiku i Ferizajt do që të shoh një ndeshje evropiane!

Ferizaj gjithmonë i luan ndeshjet evropiane si mysafire, të dyja në fushë të rivales! 

Cila është arsyeja atëherë që marrin pjesë në Kupë të Evropës?

Vetëm sa për të thënë luajtëm në Evropë?

Kjo nuk është e kuptueshme nga KHF Ferizaj! Më mirë mos garo në Evropë se sa të ndëshkosh publikun tuaj! 

"Hendbollistet e KHF Ferizajt i luajnë në fundjavë ndeshjet në Kupën Evropiane (EHF European Cup). Në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane, Ferizaj përballet me skuadrën polake, KPR Gminy Kobierzyce. Me marrëveshje të dy klubeve, të dy ndeshjet luhen në Kobierzyce të Polonisë.

Ndeshja e parë është të shtunën nga ora 16:00, ndërsa e dyta të dielën nga ora 18:00. Ferizaj ka vendosur për dy ndeshjet në Poloni edhe për shkak të punimeve në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Hendbollistet ferizajase do të japin maksimumin për paraqitje të denjë, por i presin dy ndeshje shumë të vështira. Ferizaj për herë të tretë paraqitet në gara evropiane", njoftoh FHK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat