Kjo ishte rroga e Verim Zherkës te Vardari i Shkupit, befasuese

Hendboll

Kjo ishte rroga e Verim Zherkës te Vardari i Shkupit, befasuese

Nga: Kemajl Goca Më: 31 gusht 2022 Në ora: 12:44
Verim Zherka

Në fillim të viteve të 90-ta (1993), Verim Zherka, për një periudhë ka luajtur për Vardarin e Shkupit dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme!

Zherka ka një karrierë të pasur si hendbollist, nga Prizreni të Borci i Ferizajt (në ligën e parë ish jugosllave në vitin 1987), pastaj luajti edhe në klubin me renome Vardarin e Shkupit etj. 

Është interesant se Zherka si profesionist, është paguar mirë në rrethana e kohës së viteve të 90-ta.

Sipas të përdyjavshmes sportive “Top Sporti” në vitin 1996, Zherka ka marrë rrogën mujore 1500 marka, një rrogë e mirë për rrethanat e asaj kohe.

Në fakt, rrogën e asaj kohe konvertuar në euro të sotme (750 euro) e shohin ëndërr shumica e hendbollistëve dhe hendbollisteve të elitës së hendbollit të Kosovës. 

Zherka sot është kryetrajner i Prishtinës dhe selektor i kombëtares së Kosovës U-18.

Njihet për parime dhe kokëfortësi në opinionin sportiv. Nuk duron padrejtësi, por nuk e do as fitoren kur e nuk e meriton, gjithçka e do veç me djersë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat