Universiteti i Shkodrës ka pësuar një tjetër disfatë të thellë në Kampionatin Botëror Universitar të Hendbollit që po zhvillohet në Prishtinë.
Në kategorinë e femrave, shkodranet sot u mposhtën nga vajzat e Universitetit të Çekisë, "Upol", me rezultat të thellë 50-04.
Kjo është humbja e tretë në tri ndeshje për Universitetin e Shkodrës.
Ato janë mposhtur edhe nga portugezet e "Uaveiros" dhe "KNSU" e Koresë së Jugut.