Edi Kolgeci, president i klubit të hendbollit Prishtina, është shembull i punës së mirë në kryeqytet.
Ai zgjidhet punëtori më i mirë sportiv i Komunës së Prishtinës.
Ky çmim është edhe një motiv shtesë për Kolgecin për suksese të reja.
Synimet e tija janë që me Prishtinën të luftojnë për trofe.
“Punëtori sportiv i vitit i zgjedhur nga qyteti i Prishtinës për herë të dytë në këto 3 vjet. Agon Bajqinovci (seniorët) dhe Lum
Xhemaili (kadetët) u shpallën sportist të vitit po ashtu.
Faleminderit komunës për këtë nderim e faleminderit të gjithë djelmoshave prej pionierëve e deri te seniorët dhe stafit të KH Prishtina për punën që bëjnë.
Shpërblimi monetar që mu dha shkon për fëmijët e shkollës së hendbollit e cila besoj me ndihmën e të gjithëve do të bëhet edhe më e mirë këtë vit”, ka shkruar Kolgeci në profilin e tij në facebook.