Arlinda Krasniqi, pivotja më e mirë që ka pasur Istogu 

Hendboll

Arlinda Krasniqi, pivotja më e mirë që ka pasur Istogu 

Nga: K.G. Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 19:59
Arlinda Krasniqi, pivotja më e mirë që ka pasur Istogu 

Ka tre vite që është larguar nga Istogu, por pivote më të mirë nuk ka pasur ky klub që nga ekzistimi përkatësisht viti 2004.

Është fjala për Arlinda Krasniqi, e cila u largua në janar të vitit 2019, duke shtegtuar për në Zvicër.    

Edhe brenda klubit e pranojnë se Arlinda ka qenë pivote e dëshmuar dhe më e mira që kanë pasur.

Arlinda, sa ka qenë pjesë e Istogut, i ka dhënë siguri ekipit sidomos në ndeshjet derbi.

Reprezentuesja e Kosovës, tri herë është shpallur pivotja më e mirë.

Tani Istogu ka dy pivote të mira, Dajana Milaniq dhe Yllka Shatrin, por kjo e fundit është e lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat