Suedia mposht Malin e Zi

Hendboll

Suedia mposht Malin e Zi

Më: 10 mars 2021 Në ora: 11:05
Suedia mposht Malin e Zi

Suedia mposht Malin e Zi! Nënkampionia e botës, Suedia, nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e luajtur të martën ndaj Malit të Zi.

Suedezët kanë fituar me rezultat 27:24 në takimin në Lund. Takimi i takoi xhiros së katërt të grupit të tetë të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2022”.

Në këtë grup janë edhe Kosova e Rumania, që takohen nesër në Prishtinë nga ora 19:30. Suedia, që javë më parë humbi në finale të Botërorit, ka fituar tri ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 6 pikë. Mali i Zi ka një fitore e dy humbje.

Përkundër humbjes, malazezët janë ndarë të kënaqur me paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat