Kryetari i klubit të hendbollit Prishtina, Edi Kolgeci, ka nda mendjen dhe të hënën e 18 janarit do të mbajë edhe kuvendin zgjedhor të klubit.
“Me vendim të kryetarit, Edi Kolgeci, me datën 18 janar do të mbahet kuvendi i KH Prishtina ku do të zgjidhet kryesia/bordi i ri.
Kuvendi do të mbahet në zyret e klubit në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim nga ora 16:00, duke respektuar të gjitha masat anticovid. Klubi jonë, fton të gjitha kompanitë dhe individët që e duan hendbollin dhe Prishtinën të na bashkangjiten në kauzën tonë.
Me datën 18 janar, KH Prishtina fillon me përgatitjet për sezonin 2021/2022 në ora 17:15 ku pjesëmarrës në ditën e parë do të jenë të gjitha grupmoshat e reja, dhe ekipi e parë”, njofton KH Prishtina.