Nderim Saraçi dhe Arlinda Aliu, kampion të Kosovës 2023

Sporti

Nderim Saraçi dhe Arlinda Aliu, kampion të Kosovës 2023

Gani Kosumi Nga Gani Kosumi Më 30 dhjetor 2023 Në ora: 19:01
Arlinda Aliu e Nderim Saraçi

Pas një javë garash të zhvilluara në ambientet e Hotelit AFA në Prishtinë kanë përfundua garat e Kampionatit vetjak të Kosovës në shah 2023. Kampionë të Kosovës janë,

Mjeshtri  Ndërkombëtar, Nderim Saraçi për meshkuj dhe Arlinda Aliu për femra.

Ashtu edhe siç pritej, Nderim Saraçi shënoi fitore në xhiron e fundit ndaj Hysen Boshnjakajt  dhe me 9 pikë me të gjitha fitore nderohet me titullin e kampionit. Ky ishte titulli i 10-të jubilar i Nderim Saraçit. Ai e fitoi titullin e kampionit edhe në shahun blic me të gjitha fitore si dhe në atë rapid me vetëm dy remizime.

Fitore shënuan Muhamet Asllani kundër Ramë Ramës dhe Korab Saraçi në përballje me Ahmet Isufin. Nga takimet e tjera veçojmë fitoren e Arsim Kelmendit kundër Alaudin Shtavicës që Kelmendit i mundësoj të gjendet në mesin e të shpërblyerëve.

Besnik Aliu pati lojë me kthesa kundër Rrahman Alitit, por në fund Aliu e fitoi këtë takim.
Mjeshtri i FIDE-së, Gani Hamiti luajti kundët Ismet Topallit. Takimi përfundoi me fitoren e Gani Hamitit.

Mjeshtri Ndërkombëtar, Bedri Sadiku u rendit në mesin e të shpërblyerëve me 6 pikë, pasi mundi Avni Krasniqin. Sadiku njëherësh është dekoruar nga Presidentja Vjosa Osmani për kontributin e dhënë në  shahun e Kosovës për pesë dekada.

Nga shahistët e tjerë veçojmë paraqitjen e mirë të Isak Kelmendit që erdhi nga Finlanda dhe me 5 pikë të tubuara pati plasman solid.

Kampioni dhe nënkampioni kanë siguruar pjesëmarrjen për Kampionatin Evropian 2024.
Në konkurrencën e femrave, Arlinda Aliu me fitoren kundër Lorenda Saraçit mbrojti titullin e kampiones së Kosovës duke tubuar 6,5 pikë. Nga 7 parti të zhvilluara ajo shënoi 6 fitore dhe një remizim me Jona Reçicën. Ky është titulli i katërt i Arlinda Aliu.

Renditja përfundimtare/meshkujt/:

1.Nderim Saraçi       9 pikë
2.Muhamet Asllani  7,5
3.Korab Saraçi          6
4.Bedri Sadiku          6
5.Arsim Kelmendi    6
6.Besnik Aliu            5,5
7.Ramë Rama           5,5
8.Rrahman Aliti         5
9.Hysen Boshnjakaj  5
Etj.

Renditja përfundimtare/femrat

1.Arlinda Aliu           6,5
2.Rinesa Saraçi        6
3.Jona Reçica          5,5
4.Ndriqona Saraçi    5
5.Nita Saraçi             4
6.Erisa Elshani          4
Etj.

Në fund u ndanë shpërblimet nga Kryetari i Federatës së Shahut të Kosovës Armend Budima për më të dalluarit e këtij kampionati si dhe ekipit kampion të Kosovës në konkurrencën e femrave Klubit të shahut Gani Daka të Rahovecit.
Junior më i dalluar:
Alaudin Shtavica
Junioret:
Erisa Elshani
Lorenda Saraçi

Takimet e këtij kampionati i drejtuan gjyqtarët: Burhan Misini, Besnik Berisha dhe Osman Musa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat