FC Struga Trim Lum: Le ta rishkruajmë përsëri historinë

Futboll

FC Struga Trim Lum: Le ta rishkruajmë përsëri historinë

Nga: K.G. Më: 27 prill 2024 Në ora: 22:22
Struga Trim Lum

Skuadra shqiptare, Struga Trim Lum, lider i Kampionatit të Maqedonisë së Veriut, synon fitore në përballjen e nesërme ndaj Sileksit të Kratovës.

Struga është mikpritëse dhe e bindur se pikët do të mbesin në vatër të tyre.

Struga kryeson me 58 pikë e Sileksi renditet në pozitën e pestë me 38 pikë pas javës së 28-të. 

“Le ta rishkruajmë përsëri historinë...

Ishte pikërisht KF Sileksi vjet kundërshtari ynë ku edhe zyrtarisht u shpallëm kampion për herë të parë në histori.

Një fitore eventuale nesër na forcon akoma më shumë pozitat për ti përjetuar edhe një herë ato momente prej kampioni!

Prandaj nesër në ora 16.00 të gjithë në stadium për të mbështetur ekipin tonë drejt titullit të dytë kampion!”, njofton FC Struga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat