Harry Kane shkruan historinë me Bayernin

Futboll

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin

Më: 28 prill 2024 Në ora: 09:39
Harry Kane

Harry Kane ka bërë historinë në Bundesliga në sezonin e tij të parë me Bayern Munichun, me një rekord që mund të mos përsëritet më asnjëherë.

Teksa Bayerni më në fund ka marrë një goditje në ligë pas një serie dominuese prej 11 titujsh radhazi, askush nuk mund ta fajësoj Kanen për këtë dështim.

Që prej se ai u bë lojtar i Bayernit pas transferimit nga Tottenhami në verë për 82 milionë euro, Kane ka shënuar 42 gola në po aq ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

35 nga këta gola kanë ardhur në Bundesliga, dhe pas fitores me rezultat 2-1 ndaj Eintracht Frankfurtit, Kane tashmë mban në emrin e tij një ndër statistikat më impresive të futbollit gjerman.

Ai është bërë lojtari i parë që shënon apo asiston ndaj të gjitha 17 ekipeve në sezonin e tij debutues.

Kane kompletoi këtë rekord me dy golat e shënuar ndaj Frankfurtit, duke përfshirë golin e shënuar nga penalltia që i dha fitoren bavarezëve.

Ai ka shënuar ndaj 16 ekipeve në elitën e futbollit gjerman nga 17 sa janë gjithsej, duke dështuar që të gjejë rrjetën e golit vetëm ndaj Freiburgut.

Këta dy gola të shënuar e çojnë reprezentuesin anglez në shifrën e 400 golave të shënuar në karrierë, dhe kjo do të thotë se është sezoni me shifrat më të mira në karrierë, duke eklipsuar 41 golat që shënoi për Tottenhamin në sezonin 2017/2018 nën urdhrat e Mauricio Pochettinos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat