Lajme të këqija për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Futboll

Lajme të këqija për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Më: 28 prill 2024 Në ora: 09:32
Thomas Tuchel

Nuk kanë fund lajmet e këqija për Bayern Munichun. Pasi Jamal Musiala humbi ndeshjen ndaj Frankfurtit për shkak të lëndimit, tashmë edhe dy yje të tjerë janë në dyshim serioz për duelin ndaj Real Madridit të martën.

Të besuarit e Thomas Tuchel tashmë kanë humbur garën për titull në Bundesliga, pasi Bayer Leverkuseni edhe zyrtarisht është shpallur kampion i elitës së futbollit gjerman.

Fokusi tani për Tuchelin është Liga e Kampionëve, aty ku gjermanët do të jenë nikoqir të Real Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale më 30 prill.

Tekniku gjerman ka konfirmuar shqetësimin e tij lidhur me një numër lojtarësh të lënduar, krahas Jamal Musialas dhe Dayot Upamecanos që nuk ishin prezent në fitoren me rezultat 2-1 ndaj Eintracht Frankfurtit.

Serge Gnabry pritet që të rikthehet në kohë për tu përballur me ‘Los Blancos’ ndërsa situata e Leroy Sane mbetet 50-50 për Tuchelin.

Sidoqoftë, fitorja ndaj Frankfurtit ka shtuar edhe dy emra në listën e të lënduarve, pasi Matthijs de Ligt dhe Konrad Laimer u detyruan të largohen nga loja para kohës.

De Ligt mbetet një shqetësim i madh, pasi sipas Mundo Deportivos, reprezentuesi holandez u largua nga stadiumi me një fashë të lidhur rreth gjurit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat