Dinamo dhe Laçi ndajnë pikët

Futboll

Dinamo dhe Laçi ndajnë pikët

Më: 27 prill 2024 Në ora: 20:16
Pamje nga ndeshja

Dinamo dhe Laçi kanë ndarë sot pikët në një barazim pa gola pas një dueli të luftuar në “Elbasan Arena”.

Një barazim që nuk u shkon për shtat asnjë prej dy skuadrave për objektivat që kanë.

Pjesa e parë ishte pa ngjyrë, pasi skuadrat kishin frikë të pësonin gol dhe më shumë menduan që të mbroheshin dhe mbyllnin çdo hapësirë.

Në të dytën, edhe pse kurbinasit e nisën me raste, blutë më pas morën kontrollin dhe krijuan më shumë para portës së Dajsinanit.

Megjithatë, as ata nuk ia dolën të gjenin rrugën e rrjetës, duke mbyllur kështu sfidën në barazimin pa gola që lë çdo gjë të hapur për objektivat që kanë, përkatësisht “Final Four” dhe mbijetesën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat