Nuk do të ndiqet penalisht për përdhunim…

Sporti

Nuk do të ndiqet penalisht për përdhunim…

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 18:24
Nuk do të ndiqet penalisht për përdhunim…

Djali i Lance Armstrong, 21-vjeçari Luke, nuk do të ndiqet penalisht nga drejtësia e Teksasit për përdhunimin e ish të dashurës së tij në vitin 2018.

Gjyqtari që po hetonte çështjen, pas denoncimit nga viktima në prill të këtij viti, ka vendosur të mos e ndjekë penalisht të riun. Luke Armstrong ishte arrestuar në 2018/19 dhe liruar më pas, ishte rezervë në ekipin e futbollit amerikan në Universitetin Rice.

Avokati i familjes Armstrong, Randy Leavitt, tha: “Luka dhe familja e tij janë të kënaqur me vendimin dhe mezi presin të pastrojnë reputacionin e tij pas akuzave të pabaza.” Teksa ai shtoi:

“Ndër të tjera, Luka kishte kaluar dy teste të pavarura me zbuluesin e gënjeshtrës, në të cilat ai sqaroi se ai kurrë nuk kishte përdorur dhunë në një marrëdhënie krejtësisht konsensuale”.

Vajza, e cila ishte 16 vjeç në 2018, u tha hetuesve se ajo i kërkoi Luke Armstrong ta merrte atë në një festë në qershor 2018, sepse ajo kishte pirë shumë dhe për këtë arsye nuk do të ishte në gjendje të ngiste makinën. Ajo ka dëshmuar se është dërguar në shtëpinë e Armstrong dhe më pas u përdhunua.

Avokati Leavitt saktësoi se marrëdhënia midis dy të rinjve vazhdoi edhe pas përdhunimit të supozuar. Tani gjithçka është sqaruar për autoritetet dhe Luka nuk do të dalë në gjyq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat