Franca nuk ia ka frikën Danimarkës 

Hendboll

Franca nuk ia ka frikën Danimarkës 

Nga: K. G. Më: 28 janar 2024 Në ora: 12:42
Franca

Kombëtarja e Francës sot do të luftojë për medaljen e artë evropiane kundër kampiones aktuale të botës, Danimarkës. Hendbollistet e Guillaume Gilles e siguruan vendin e tyre në finale pasi ishin më të mirë në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Suedisë duke fituar pas vazhdimeve (34:30).

Franca do të përballet me kombëtaren daneze, e cila ka qenë e treta në Kampionatin Evropian në vitin 2022, ndërsa vitin e kaluar, në Botërorin në Poloni dhe Suedi, fitoi medaljen e artë.

Në katër kampionatet e kaluara evropiane, nga viti 2016 deri në vitin 2022, ata përfunduan në vendin e 5-të, të tretë, të 14-të dhe të 4-të. Këtë vit francezët janë të vendosur që të rrisin koleksionin e tyre të medaljeve të arta dhe të marrin një të artë të katërt.

Franca dhe Danimarka u takuan për herë të fundit në garat kryesore në Kupën e Botës në Poloni dhe Suedi (2023).  Dy kombëtaret luajtën në finale dhe beteja për medaljen e artë i takoi skuadrës së Nikolaj Jacobsen.

Një nga lojtarët më të mirë në përbërjen e Guillaume Gilles, beku i djathtë Nedim Remilly, në një bisedë për EHF, ka theksuar se kombëtarja franceze është shumë më e mirë se vitin e kaluar.

Ai aktualisht është golashënuesi i katërt më i mirë i Francës në këtë Kampionat Europian, në tetë ndeshje, përfshirë gjysmëfinalen me Suedinë, ka shënuar gjithsej 29 gola nga 53 gjuajtje dhe padyshim do të jetë një hallkë e rëndësishme edhe në finalen e sotme.

Franca nuk ia ka frikën danezëve. 

Ndeshja për vendin e parë në Kampionatin Evropian mes Francës dhe Danimarkës do të luhet me fillim nga ora 17:45 në “Lanxes Arena” të Koln.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat